Shqiptarët shfrytëzonin të dashurat si prostituta

0

Dy vëllezër shqiptarë u arrestuan në Bolonja të Italisë. Agjencia e lajmeve ANSA raporton se, në pranga përfunduan dy vëllezërit Besmir dhe Armand Tola.

auto_7771427922435

Shqiptarët u arrestuan pasi shfrytëzonin për prostitucion tre vajza në Itali, dy prej të cilave ishin të dashurat e tyre, transmeton shekulli.

Besmir Tola (27 vjeç) dhe Armand Tola (30 vjeç) prostituonin një vajzë me kombësi shqiptare, një me kombësi rumune dhe një tjetër me kombësi angleze. Vajzat ishin të moshës 20 deri në 25 vjeçe.

Dy shqiptarët i nxirrnin vajzat në këmbë në zonën Borgo Panigale. Me kërcënime dhe presione psikologjike ato dorëzonin çdo natë paratë e fituara, që djemtë pasi i merrnin, shkonin dhe i harxhonin në kazino dhe në një bar poshtë shtëpisë së tyre. Policia italiane vazhdon hetimet për dy vëllezërit shqiptarë, duke marrë dëshmitë e tyre dhe të vajzave.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com