Shqiptarët myslimanë shpëtuan hebrenjtë: Shembulli nga i cili bota duhet të mësojë për t’i dhënë fund dhunës

0

Në vitin 1990, kongresisti Tom Lantos, një i mbijetuar i Holokaustit, dhe ish-kongresisti Joe DioGuardi, ishin zyrtarët e parë të SHBA-ve që u futën në Shqipëri në pesëdhjetë vitet e fundit. Diktatori i fundit i Shqipërisë, Ramiz Alia, u dorëzoi atyre një skedar të trashë nga arkivat komuniste në copa të prera gazetash, rreth shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri dhe letra të pa dorëzuara e fotot nga të mbijetuarit hebrenj te shpëtimtarët e tyre shqiptarë.

shqiptar-euml-t-mysliman-euml-shp-euml-tuan-hebrenjt-euml-shembulli-nga-i-cili-bota-duhet-t-euml-m-euml-soj-euml-p-euml-r-t-rsquo-i-dh-euml-n-euml-fund-dhun-euml-s_hd

Kjo histori e paparë ishte e fshehur nga sundimi brutal komunist për 45 vjet. Kur DioGuardi i dërgoi këto dokumente përmes një mikut izraelit në Yad Vashem, Autoriteti Përkujtimor i Dëshmorëve të Holokaustit dhe heronjve në Izrael, ata thanë se ato janë autentike, transmeton zëri.info.

Pas njohjes së 69 shqiptarëve të drejtë midis Kombeve, Muzeu Memorial i Holokaustit të SHBA-ve në Washington DC, publikisht njohu shpëtimin shqiptar më 1995. Yad Vashem veproi njësoj më 2007 dhe më 2012 shpëtimi shqiptar u jetësua nga dy rezolutat e paraqitura nga senatori Charles Schumer në Senatin amerikan dhe nga kongresistët Dana Rohrabacher dhe Jerrold Nadler në Dhomën e Përfaqësuesve.

Edhe pse nazistët kishin pushtuar dhe pushtuan Shqipërinë dhe pritej që ajo të bashkëpunojë me “Zgjidhjen përfundimtare” të Hitlerit, të gjithë, nga zyrtarët deri te fermerët, ishin organizuar për të shpëtuar hebrenjtë. Kanë qenë rreth 200 hebrenj në Shqipëri para luftës. Mijëra hebrenj u futën në Shqipëri nga shqiptarët jashtë shtetit, kryesisht nga shumica shqiptare e Kosovës. Pasi ishin futur në Shqipëri, hebrenjtë u trajtuan si mysafirët që duhej mbrojtur, ushqyer, e fshehur në shtëpitë private (shpesh për vite me radhë), dhe të transportohen me siguri sa herë kërcënohej ndonjë rrezik.

Përse Shqipëria, një vend i përbërë kryesisht prej myslimanëve dhe të krishterëve shpëtoi hebrenjtë? Përgjigja qëndron në historinë shqiptare. Banorët më të vjetër të Evropës Juglindore, shqiptarët, u kanë mbijetuar shekujve të pushtimit, dëbimit dhe madje edhe gjenocidit.

Sapo u ndanë nga pushtimit otoman 435-vjeçar, ata më pas ishin ndarë nga “Fuqitë e Mëdha” (Austro-Hungaria, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia). Serbia aneksoi gjysmën e tokave shqiptare, përfshirë Kosovën, dhe pjesë të tjera i janë dhënë Malit të Zi dhe Greqisë. Vetëm për shkak të ndërhyrjes së presidentit amerikan Woodrow Wilson, ishte krijuar shteti i Shqipërisë, që u themelua pas Luftës së Parë Botërore.

Shqiptarët trajtuan hebrenjtë si mysafirë, sepse toleranca fetare dhe etnike është pjesë e historisë shqiptare. Ajo është e bazuar në Kanun, një grup i ligjeve zakonore që e ka rregulluar jetesën shqiptare, qëkur paraardhësit e tyre ilirë arritën në Gadishullin Ballkanik mijëra vjet më parë. Me kodin e tyre moral “Besa”, duke theksuar tolerancë dhe dhembshuri, Kanuni u miratua gojarisht dhe u mundësoi shqiptarëve për të mbijetuar shekujt e persekutimit. Besa lidh nderin personal të respektimit dhe barazisë me të tjerët. Ajo gjithashtu përfshin mbrojtjen e një mysafiri, madje deri në pikën e dhënies së jetës së vet.

Koncepti modern perëndimor i “huaj” nuk ekziston në Kanun, vetëm koncepti i mikut.

Ali Alia, një pronar dyqani, u vizitua nga ushtarët nazistë që po transportonin të burgosurit shqiptarë në punë të rëndë dhe një hebre drejtë vdekjes së tij. Pasi u dha ushtarëve verë dhe i bindi që duhet t’u jepte ushqim të burgosurve, Alia i kishte dhënë hebreut një pjepër në të cilin i kishte futur një mesazh duke i thënë që të ikë në drejtim të drunjve dhe të presë në lokacionin e caktuar. Kur nazistët në fund zbuluan se hebreu ishte zhdukur, ata mbështetën Aliun ndaj një muri. Katër herë nazistët vënë një armë në kokën e tij dhe e kërcënuan me vdekje. Por, ai vazhdoi të mohojë atë që kishte bërë. Kur ata më në fund u larguan, e mori hebreun në pyll dhe e fshehu atë për dy vite me radhë.

Besa, forca lëvizëse prapa opozitës shqiptare ndaj gjenocidit, sot mbetet realitet themelor në shtetet sovrane të Shqipërisë dhe Kosovës dhe në mesin e shqiptarëve në Maqedoni, Malin e Zi, Serbinë jugore dhe Greqinë veriore. Shqiptarët, myslimanët laikë, katolikë, të krishterë ortodoksë, kanë jetuar pranë njëri-tjetrit në harmoni për shekuj dhe shpesh kanë lidhur martesë, transmeton zëri.info.

Gavra Mandil, një hebre jugosllav, i cili me familjen e tij u shpëtua nga shqiptarët, ka thënë: “Shqiptarët mund të mos kenë qenë të arsimuar në trashëgiminë e Goethes dhe Schillerit, por ata i kanë bashkangjitur rëndësinë më të madhe jetës së njeriut”.

Teksa shumica e Evropës i kishin kthyer shpinën shfarosjes së hebrenjve evropianë, shqiptarët kishin demonstruar ndjeshmëri, tolerancë, vetësakrificë dhe kurajë. Këto elemente duhet të integrohen në të gjitha nivelet e arsimit në mbarë botën, që dallimet e racës, fesë, etnisë nuk do të sjellin më dhunë dhe vdekje.

Duke kuptuar shembullin shqiptar, mund të forcohet vendosmëria e popujve kudo për t’i dhënë fund mizorisë. /Zëri/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com