Shqiptarët e Luginës sot po votojn për Këshillin Nacional Shqiptarë
11:22 | 04 Nentor 2018
Shqiptarë e Luginës së Preshevës sot po votojn në zgjedhjet e treta për Këshill nacional të Shqiptarëve. Në këto zgjedhje shqiptarët garojnë me gjashtë lista zgjedhore, pesë janë nga partitë politike dhe një liste e shoqërisë civile. Këshilli merret ekskluzivisht me të drejtat kombëtare në arsim, informim, kulturë e simbole.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe ata që jetojnë në qendra të ndryshme të Serbisë, gjatë ditës së sotme nga ora 7 deri në orën 20 do të kenë rastin të zgjedhin pesëmbëdhjetë këshilltarët e Kuvendit të Këshillit Nacional, nga gjithsej gjashtë lista zgjedhore të pesë partive politike dhe një liste të shoqërisë civile.

Sipas një komunikate zyrtare të Komisionit Republikan Zgjedhorë, afati i azhurnimit të listave zgjedhore ka përfunduar pardje, ndërsa në listën zgjedhore të pakicës shqiptarë janë regjistruar 36.044 votues. Në Preshevë, 18.281 votues shqiptarë të regjistruar në listën zgjedhore do të votojnë në 23 vendvotime, në Bujanoc 16.200 votues votojnë në 26 vendvotime, ndërsa në komunën e Medevgjës 1.563 do të mund të votojnë në 6 vendvotime.

Driton Rexhepi kordinator i zgjedhjeve të KKSH-së në Bujanoc bënë të ditur se të gjitha vendvotime janë hapur me kohë në gjithsejt 26 vendvotime që ka në komunën e Bujanocit.Sipas tij në regjistrin zgjdhor janë 18.181 votues, prej tyre 16.039 janë shqiptar, romë 2083, 24 maqedonë dhe 5 bullgarë.

Alesia Bami