Shqiprim Musliu thurr vargje prekëse për babain Jonuz Musliu (Foto/Status)

0

Shqiprim Musliu, djali i kryetarit të këshillit kombëtar Shqiptar, ka thurrur disa vargje me të cilat ka prekur jo vetëm familjarët po me qindra ndjekës dhe simpatizant të LPD-së.

Ky është statusi prekës i djalit të dyt të Jonuz Musliut, Shqiprim Musliu.

I dashuri, baba Sot, datë 02.11.2017-Pak çaste para operacionit tënd, kam vendosur t’i shkruaj disa rreshta, për ty krenaria ime. Dua të filloj nga emri yt, Jonuz, që për familjen tonë ka kuptimin “Rezistencë” I dashuri im, me krenari e përgjegjësi mbajte e do ta mbajsh emrin Jonuz, emër të cilin e trashëgove nga gjyshi yt, nga ai i cili u vra nga regjimi i atëhershëm sepse rezistoi për çështjen shqiptarëve deri në atë masë sa u detyruan ta vrisnin. Fëmijëria ime dhe e vllezërve të mi nuk ishte e njejt si e moshatarëve tanë, e jona ishte plot mallëngjim, dhimbje, sepse ne u rritëm pa prezencën tënde. Në fëmijërin time, kur kërkoja prezencën tënde, shumë shkurt më thoje”Biri im, atëdheu ka nevojë për mua, bëhu i ndëgjueshëm dhe bindju urdhrave të nënës, po iki që të ju siguroj të ardhme më të mirë ty, e gjithë moshatarëve të tu, ta shlirojmë Kosovën dhe këtë pjesë të sajën. I dashuri im, të falenderoj dhe do të jem gjithmonë mirënjohës që ma le emrin më të mirë në bot, SHQIPRIM. Ndihem falënderues dhe mirënjohës gjatë gjithë jetës, për ju babai im, për ju që shpenzuat një jetë për çështjen e shqiptarëve. Kam shumë, shumë për të shkruar, por lotët po ma pamundësojnë. Në këto momete, pak çaste para operacionit e vetmja gjë që mund të bëj për ty është lutja. O Zoti im, ndihmoi babai tim në këtë moment shumë të vështirë të jetës së tij, jepi jetë që të jetoj me ne, me familjen tonë që ta kompenzoi kohën që dikur sishte me ne

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com