Shqiprim Musliu: Sot më shumë se kurrë duhet të ndodh bashkimi i kësaj toke me Kosovën
20:47 | 18 Shkurt 2019
Kryetari i LPD, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, ka paraqitur gjendjen ekzistuese të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Musliu beson se zgjidhja më e mirë e cila duhet të ndodh në marrveshjen finale Kosovë-Sërbi, është që Lugina e Preshevës t’i bashkohet trungut të saj natyral, Kosovës.

 

Më poshtë ju paraqesim shkrimin e plotë të Musliut 

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës, aktualisht, ndodhen në një situatë të palakmueshme. Gjendja e tyre politike dhe ekonomike thënë troç, nuk është hiç më e mirë se ajo e para luftës së UÇPMB-së, që erdhi si pasojë e dhunës së shfrenuar të ish regjimit diktatorial të Millosheviqit. Ndonëse pas 18 vjet të Marrëveshjes Paqësore të “Konçulit” e këndej, në Luginë të Preshevës, pothuajse nuk është bërë asgjë nga Beogradi për ndryshimin e statusit politik të shqiptarëve të cilët  mjerisht, edhe sot përballen me të njëjtat probleme. Shqiptarët në Luginë, diskriminohen sistematikisht nga organet shtetërore në Sërbi, duke filluar nga të drejtat më elementare: integrimi në organet komunale e qëndrore, zbatimi në praktikë i dy gjuhësisë dhe simboleve kombëtare, moszhvillimi ekonomik, varfëria ekstreme, papunësia enorme, niveli i ulët arsimor e kulturor, shlyerja nga evidenca e gjendjes civile, spastrimet etnike në heshtje e kështu me radhë. Me këto shembuj të diskriminimit klasik të Beogradit, shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk ndihen të sigurt, të qetë e me perspektivë, në shtetin që i sundon e i diskriminon njëkohësisht. Për këto padrejtësi të Qeverisë së Serbisë, që ushtrohen padrejtësisht ndaj shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, janë alarmuar faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë, por pa ndonjë rezultat në këtë drejtim.      

Prandaj sot më shumë se kurrë duhet të ndodh bashkimi i kësaj toke” ka shkruar Musliu

Kejvina Kthella