Shqiprim Musliu kryetar i ri i LPD-së (Foto/Video)
20:51 | 07 Tetor 2018
Sot në kuvendin e zgjedhor të mbajtur nga Lëvizja për Progres Demokratik në shtëpin e kulturës në Bujanoc, u propozua për kryetar të LPD-së djali i të ndjerit Jonuz Musliu, i cili edhe u zgjodh me vota unanime të të gjithë delegatëve të LPD-së Shqiprim Musliu për kryetar të LPD-së

Lëvizja e Progresit Demokratik është partia e vetme e dalun nga krahu i Luftës për Çlirimin e Luginës së Preshevës e cila u zhvillua nga UÇPMB-ja e ku një ndër themeluesit ishte edhe lider i këtij subjekti politik i ndjeri Jonuz Musliu.

Shqiprim Musliu si njëri nga djemët e ish liderit Jonuz Musliu ju besua mandati për të udhëhequr me LPD-në nga të gjithë delegatët e LPD-së të cilët morën pjesë sot në ambientin e Shtëpies së kulturës në Bujanoc.

Shqiprim Musliu u zotua se do të vazhdoj hapat e babait të tij i cili deri në frymën e fundit të tij nuk u tret së punuari për kombin Shqiptarë, për veteranët e luftës dhe për dëshmorët e UÇPMB-së i cili ishte njëri ndër politikanët e vetëm ku i ruante me fanatizëm datat e rënjës të qdo dëshmori për mos të munguar në asnjë përkujtim të tyre gjë të cilën e bëri ku nuk mungoj në asnjë ngjarje përkujtimore për asnjë dëshmorë, e ku hapat e babait të tij po i vazhdon Shqiprim i cili po merrë pjesë në qdo aktivitet përkujtimor të dëshmorëve, Shqiprimi u zotua se do të punoj sëbashku me qdo antarë të parties për të përmisuar kushtet e qytetarëve të Luginës./BujanociNet/

FotoAlbumi dhe Videot pas pak

Alba Hoxha