Shqiprim Musliu;Gjithmonë, por sidomos në përvjetor, babi na fliste për përpjekjet e tija dhe të bashkveprimtarëve për të bërë Kosovën e pavarur dhe sovrane.
19:50 | 17 Shkurt 2019
Gjatë ditës së sotme me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, qytetarë të shumtë bënë homazhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, pas homazheve është shprehur Shqiprim Musliu përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook

'Gjithmonë, por sidomos në përvjetor, babi na fliste për përpjekjet e tija dhe të bashkveprimtarëve për të bërë Kosovën e pavarur dhe sovrane.
17 shkurti ishte dita më e lumtur e jetës së tij, por në njejtën datë ai përjetonte një mërzi të madhe.
I lumtur ishte për fakti se me 17 shkurt u kurorzuan përpjekjet e shumë dëshmorëve, atdhetarëve që Kosova jonë e dashur të jetë e pavarur dhe sovrane.
Ndërsa i mërzitur ishte sepse një pjesë e Kosovës, fatkeqësisht, padrejtësisht mbeti nën administrimin e shtetit serb'' ka shkruar Musliu.

Kejvina Kthella