Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu takohen me kryeministrin Ramush Haradinaj

0

Kryeminstri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e APN-së, Shqiprim Arifin dhe kryetarin e LRPDSH-së Sami Salihun, dy udhëheqësit e koalicionit fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës, të mbajtura më 24.12.2017.

Më poshtë ju paraqesim temat e diskutuara në këtë takim, të publikuara nga Shqiprim Arifi në rrjetin e tij social në facebook.

Në takimin e sotëm me kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj pranuam urata për një proces demokratik në zgjedhjet e 24 dhjetorit në Komunën e Preshevës. Kryeministri Haradinaj gjithashtu na përgëzoi fushatën elektorale të Alternativës për Ndryshim dhe vlerësoi atë si të denjë dhe në favor të qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Për koalicionin parimor në mes APN dhe LR PDSH kryeministri e përkufizoi si diçka shumë natyrale dhe rrjedhimisht në pajtim me mentalitetin e ri politik i cili po krijohet në Preshevë.
Kërkova nga Kryeministri Haradinaj që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë pjesë përbërëse e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Në takim përveç aktualitetit politik u bisedua edhe për projekte konkrete, ku pranuam garancë për mbështetje financiare për një projekt, implementimi i së cilës do të filloj në këtë vitë.

Në këtë takim morrën pjesë dhe kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti dhe zv.kryetari i APN-së në Preshevë Armend Aliu.


----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »