Shqipërim Musliu mikpritet në odën e familjes Jashari (Foto)

0

 

Djali Jonuz Musliut, Shqipërim Musliu po i përmbush me krenari amanetet të cilët i la babai i tij, që për qdo vit ta vizitoj familjen Jashari.

Jonuz Musliu ish kryetar i kuvendit komunal të Bujanocit, kishte kontakte të mira dhe rrespekt të madhë në institucionet e Kosovës, Jo vetëm institucionet por Jonuz Musliu ishte i mikpritur edhe në shtëpin e familjes legjendare të Adem Jasharit, madje për të shprehë ngushllime për Jonuz Musliun, Rifat Jashari vizitoj familjen e Musliut për të i shprehë ngushllime familjes së Jonuz Musliut.

Shqipërimi ndihet krenarë që pati mundësin të ulet në po të njejtën ulëse ku u ulë edhe babai i tij, Jonuz Musliu në odën e Jasharajve, jo qdo kush mund të jetë i mikpritur nga familjarët e komandantit legjendar “Adem Jashari”, vetë familja Jashari ka deklaruar se shum figura politike Shqiptare nuk jan të mirë se ardhura në odën e Jasharajve, andaj Shqipërimi me këtë vizit ka përmbushur amanetin e babait të tij të ndjerit Jonuz Musliu, i cili me shum rrespekt gjithmon është mikpritur në odën e Familjes Jashari./BujanociNet/

Shqipërim Musliu në profilin e tij në Facebook bashkangjitur me fotografi ka shkruar edhe këto fjalë për familjen Jashari.

“Amanet nga Babi im e kam që çdo vit ta vizitoj familjen Jashari.
Nuk kam asnjë mundësi, aftësi, t’a përshkruaj veprën e lavdishme të familjes Jashari.
Të dashur shqiptarë, të punojmë ditë e natë që t’a jetësojmë amanetin e bacës Adem, vetëm atëherë komandanti ynë do të mund të pushoj i qetë.”

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »