Shqipëria pëson në ndeshjen e fundit para Euro 2016

0

shqiperia

Kombëtarja shqiptare ka pësuar disfatë nga Ukraina me rezultat 3 me 1 në ndeshjen e fundit përgatitore për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Francë.

Ndryshe nga Kosova që shënoi fitoren e parë pas pranimit në FIFA e UEFA, kuqezinjtë pësuan disfatë në miqësoren e zhvilluar në Bergamo të Italisë.

Golin e parë për Ukrainën e realizoi Stepanenko në minutën e tetë ndërsa Armando Sadiku realizoi golin e barazimit katër minuta më vonë.

Yarmolenko ktheu epërsinë për Ukrainën në minutën e 49-të ndërsa goditjen e fundit kuqezinjve ua dha Konoplyanka në minutën e 87.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com