Shqipëria pëson humbje nga Italia (Video)
14:12 | 24 Mars 2017

Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 2:0 ndaj Italisë në Palermo.

Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbjen e tretë më radhë, pasi është mposhtur nga Italia me rezultat të pastër 2:0. Golat për Italinë në këtë ndeshje i shënuan Daniele de Rossi nga penalltia dhe Ciro Immobile. Pas kësaj humbje gjasat e Shqipërisë për një vend në Kupën e Botës janë zvogëluar, pasi renditet e katërta me 6 pikë, 7 më pak se sa Spanja dhe Italia në pozitat e para. /Express/
Aurela Hoxha