Shqipëria nën ujë, ja situata në mbarë vendin

0

Gjendja nga përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet vijon të jetë shumë e rënduar.

Në Fushë Krujë, Kurbin, Vorë, Marikaj dhe Mamurras ajo paraqitet më e vështirë.

Aktualisht po vijon puna për evakuimin e personave të rrezikuar.

Të gjitha strukturat e shtetit, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile, punonjësit heroikë të OSHEE, ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Prefekturat, Bashkitë, Ministrat, Prefektët, etj., janë në krye të detyrës në aktivitet të plotë për përballimin e situatës së vështirë.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin kërkesat e bëra publike më parë në lidhje me sigurinë e tyre dhe bashkëpunimin me autoritetet.

Ruajtja e jetës është prioriteti numër një i momentit.

I bëjmë thirrje publike edhe disa kryetarëve të bashkive, sidomos atyre që janë të prekura rëndë nga situata si Vora dhe Kamza, që të paraqiten urgjentisht në krye të detyrës dhe të marrin përsipër përgjegjësitë që u ngarkon ligji në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

I bëjmë thirrje edhe gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të bashkëpunojnë me shtabet e emergjencave për të ofruar mundësi akomodimi për personat e evakuuar.

Pasqyra e problemeve kryesore të evidentuara

Siguria e jetës

Një elektricist i OSHEE humbi jetën gjatë punës në Fier dhe 3 janë plagosur në Shkodër. Janë evakuuar 39 familje në rang vendi dhe në proces evakuimi 100 persona nga qendra tregtare “City Park” si dhe disa familje në Fushë Krujë.

Rrugët

Kryesisht të lira.

Janë bllokuar

Autostrada Tiranë-Durrës, aksi Durrës-Kavajë, Gjirokastër-Lunxhëri dhe në disa rrugë dytësore.

Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.

Energjia elektrike

Janë pa energji 71.000 abonentë dhe nuk janë në funksionon 60 fidera.

Banesat

Janë përmbytur 18 banesa në rang vendi dhe po punohet për shmangien e dëmtimit të shumë të tjerave.

Aeroporti

Janë ndërprerë fluturimet.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com