Shqipëria në pak vite do të bëhet ndër më të mirat në Evropë

0

Mehmed Bazdarevic ka lavdëruar Kombëtaren Shqiptare, para ndeshjes së nesërme miqësore.

Trajneri i Bosnjë dhe Hercegovinës, Mehmed Bazdarevic ka thënë se Shqipëria do të bëhet një nga shtete më të forta të Evropës në futboll.

“Shqipëria është një vend që investon shumë për futbollin. Po ecën përpara në mënyrë të qëndrueshme dhe brenda pak vitesh do të jetë një ndër më të mirat në Evropë. E njëjta mund të thuhet edhe për Bosnjë-Hercegovinën”, tha Bazdarevi gjatë konferencës për media.

Kujtojmë se ndeshja miqësore ndaj Shqipërisë dhe Bonjës do të zhvillohet nesër në Elbasan nga ora 18:00.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com