Shqipëri – Serbi në rrezik, kjo është arsyeja

0

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet me 8 tetor, rrezikon që mos të zhvillohet në stadiumin ‘Loro Boriçi’ për shkak të punimeve në të.

Shqiperia
Shqipëria e ka një stadium kombëtar që i plotëson të gjithë kushtet e UEFA-s dhe FIFA-s, ndërkohë që aktualisht po punohet me ritme të shpejta për të ndërtuar edhe një të dytë, impiantin e Shkodrës.
Stadiumi “Loro Boriçi” i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, ndërkohë që ndeshja me Serbinë më 8 tetor është edhe finishi i kohës kur stadiumi duhet të jetë gati. Koha është shumë e shkurtër dhe rreziku i mospërfundimit të stadiumit në kohë është evident.
Megjithatë, në shumë raste, jo gjithçka është brenda mundësive që ka vetë federata, apo qoftë edhe firma që është duke zbatuar projektin e impiantit modern. Problem madhor që rrezikon shumë afatin fundor të punimeve është muaji gusht. Muaji i pushimeve është rreziku kryesor për të “penguar” përfundimin e stadiumit në kohë.
“Është një muaj në të cilin thuajse të gjithë kompanitë europiane e kanë muaj pushimi. Edhe pse ne kemi avancuar me porosinë e të gjithë materialeve të nevojshme, ky muaj është rrezik evident për të na penguar. Me këtë e kam fjalën, qoftë edhe për një ditë të vetme, duke qenë se afati kohor është shumë i ngushtë”, deklaroi anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj për Panorama Sport.
Sipas tij, bëhet fjalë për elemente të ndryshëm si për shembull: pajisjet elektrike, monitorët e mëdhenj që janë të nevojshëm, sistemi i ndriçimit apo edhe kondicionerët e mëdhenj. Gjithçka e porositur duhet të jetë në kohë në impiant për t’u montuar, ndërkohë që “muaji i pushimeve”, mund të sjellë vonesa.
Sa më shumë të avancojnë punimet, aq më shumë merr formë edhe pamja e impiantit të ri në Shkodër. Nëse në projektin fillestar shihet një tribunë që nuk i ka të plota këndet fundore pranë fushës, diç- ka e tillë ka ndryshuar.
“Është bërë me kërkesën tonë një ndryshim i tillë. Kemi kërkuar që tribunës t’i shtohen edhe dy këndet që në projektin fillestar nuk kanë qenë të plota. Kjo për të pasur një tribunë me sa më shumë vende, duke qenë se është edhe pjesa që sjell më së shumti fitime në një ndeshje. Duam dhe po bëjmë çdo gjë që ky impiant të jetë gati më 8 tetor”, shpjegon Dervishaj.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com