Shqipëri: Reportazh për pelivanët e Studeniçanit (Foto)
15:30 | 17 Maj 2018

Fshati Studeniçan, i njohur ndryshe dhe si Karshiaka, ëshë një ndër fshatrat shqiptarë në Maqedoni, që ka ruajtur identitetin pa u ndikuar nga sllavët, përcjell Fakte. Janë vetë banorët që ndër vite organizohen me njëri-tjetrin për të bërë manifestime me karakter tradicional. Megjithatë, në këtë fshat organizohen dhe aktivitete, të cilat deri në njëfarë mënyre mund të cilësohen dhe si “të pazakonta”. “Etno Fest-Tradita vazhdon”, quhet aktiviteti me performanca të rralla ku burra përlesheshin trup më trup në sytë e qindra bashkëfshatarëve. Në këtë manifestim, marrin pjesë mbi njëqind mundës nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Turqia dhe sigurisht Maqedonia. Ndryshe, Karshiaka shquhet për sportin e mundjes, dhe jorastësisht në finalen e kësaj gare arriti Muhamed Vejseli, pikërisht nga Studeniçani. Përveç banorëve të Karshiakës, ky organizim tërheq vëmendjen e shumë qytetarëve dhe sportistëve nga vende të ndryshme, madje nuk mungoi as legjenda dhe kampioni botëror i mundjes, Shaban Tërstena./JOQ  
Aurela Hoxha