SHQIPËRI: PËRMBYTJET, EVAKUOHEN BANORËT

0

Moti nuk po i favorizon aspak familjet e përmbytura tashmë prej 5 ditësh në jug të Shqipërisë.

20150204162228173620Reshjet po vijojnë edhe sot intenzivisht dhe madje meteorologët parashikojnë edhe stuhi. Vetëm nesër pritet të ketë një përmirësim të motit, pa reshje.

Dje është shënuar një ulje e ndjeshme e nivelit të ujit në lumenjtë Vjosë, Gjanicë, Osum, Devoll dhe Shkumbin, gjë që i ka gëzuar banorët, por kjo ishte e përkohshme pasi shtretërit e lumenjve u tej frynë gjatë orëve të natës pasi rinisën me intensitet reshjet e shiut.

Megjithatë Ministria e Brendshme raporton sot në mesditë se gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm moti në të gjithë territorin e vendit ka qenë me reshje të pakta kryesisht në zonën veriore kryesisht në qarkun e Shkodrës dhe të Kukësit. Në zonat malore mbi 800 m në rrethin e Malësisë së Madhe dhe në rrethin e Kukësit ka patur reshje dëbore të cilat shkuan deri në 40-50 cm. Banorët në zonat e përmbytura janë evakuuar të gjithë, asnjë nuk është në rrezik, dhe sot po furnizohen të gjithë me ndihma ushqimore.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com