Shqipëri – Lihtenshtajn, me këtë formacion mund të debutojë Panucci (Foto)

0

Në prag të ndeshjes kundër Lihtenshtajnit, trajneri Christian Panucci ka zhvilluar disa prova në formacionin e kuqezinjve, ku befasia më e madhe mban emrin e Ansi Agollit që rrezikon vendin e titullarit në krahun e majtë të mbrojtjes.

Gjatë seancës së vetme të zhvilluar dje në “Selman Stërmasi”, Christian Panucci u ka shpjeguar lojtarëve të tij disa lëvizje taktike.

Është e përditshmja ‘Panorama Sport’ që ka publikuar formacionin e mundshëm të kuqezinjve.

Befasia vjen nga mbrojtja ku surpriza e këtij grumbullimi Hysen Memolla pritet të marrë vendin e titullarit, ndërsa Panucci në sulm do të rrezikojë duke luajtur me dyshen Sadiku-Llullaku.

Kujtojmë që ditën e shtunë në orën 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, Kombëtarja Shqiptare do të presë Lihtenshtajnin në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com