Shqipëri – Francë, De Biasi bën ndryshime në formacion

0

Albania

Ndryshimi i detyrueshëm në qendër të mbrojtjes, ku do të mungojë kapiteni Lorik Cana, duket se nuk do të jetë risia e vetme në formacionin e kuqezinjve ndaj Francës krahasuar me 11-shën që zbriti në fushë ndaj Zvicrës.

Pas përfundimin të seancës stërvitore të kuqezinjve në Perros Guirec pritet të ketë zëvendësime të mundshme në formacion, me tre emra të rinj të mesfushës që mund të jenë titullar. Bëhet fjalë për Lilën, Kace dhe Memushajn, raporton Super Sport.

Paraqitja e mirë e Burim Kukelit në qendër të mbrojtjes mund ta bindë De Biasin që ta mbajë në këtë pozicion futbollistin e Zurichut edhe ndaj “Gjelave” çka do të thotë se në qendër të mesfushës hapet vend për Ergyc Kacen.

Sa i përket aktivizimit të Andi Lilës dhe Ledian Memushajt, nuk jepet asnjë indikacion për futbollistët që do të mund ët zëvendësojnë.

Gjithsesi bëhet fjalë vetëm për një ide paraprake, pasi De Biasi do të marrë një vendim përfundimtar vetëm pasi të jetë i bindur në seancat e ardhshme stërvitore se këto ndryshime mund të japin efekt pozitiv në lojën e kuqezinjve.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com