Shpresë e re për ata që kanë probleme me dëgjimin

0

Shkencëtarët kanë detyruar qelizat e ndjeshme në vesh, të quajtura “qelizat flokë”, që të rriten nga qelizat embrionale. Kjo teknikë, në qoftë se përsoset me qelizat e njeriut, mund të ndalojë apo të kthejë format më të zakonshme të humbjes së dëgjimit, thuhet sipas një studimi të ri.

Qelizat flokë (në anglisht: hair cells) rriten në tufa në veshin e brendshëm, dhe quhen kështu për shkak se ato duken si qime floku. Shumë qeliza flokë brenda veshit janë të përfshira në ekuilibrimin e trupit apo dëmtimin e dëgjimit. Por në kërmillin e veshit (koklea), organi i dëgjimit thellë në kanalin e veshit, ka dy lloje të qelizave flokë të specializuara: qelizat flokë të jashtme, të cilat amplifikojnë zërin dhe u mundësojnë njerëzve për të dalluar ndryshimet delikate në zë; dhe qelizat flokë të brendshme, të cilat konvertojnë zërin në sinjale elektrike që dërgohen në tru. Njerëzit kanë dy koklea (nga një në çdo vesh), dhe secili ka vetëm rreth 16.000 qeliza flokë.

Këto “qeliza flokë” delikate mund të jenë dëmtuar nga zhurma e tepruar, infeksionet e veshit, ilaçe të caktuara ose procesit natyror të plakjes. Qelizat flokë të njeriut zakonisht nuk rigjenerohen, prandaj kur ato vdesin, bie dëgjimi, raporton Livescience.

Më shumë se 20 milionë amerikanë kanë humbje të konsiderueshme të dëgjimit që rezulton nga vdekja ose dëmtimi i këtyre qelizave flokë shqisore, duke zënë rreth 90 për qind të humbjes së ndëgjimit në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në studimin e ri, shkencëtarët në Universitetin e Harvard-it dhe Massachusetts Institute of Technology kanë raportuar se ata kanë izoluar qelizat embrionale nga veshi i miut, zbuluan se si t’i shumëfishojnë në një mjedis laboratori, dhe pastaj i konvertuan në qeliza flokë. Përpjekjet e tyre të mëparshme, në vitin 2013 prodhuar vetëm 200 qeliza flokë. Me një teknikë të re, megjithatë, ekipi hulumtues e ka rritur këtë numër në 11.500 qeliza flokë që janë rritur nga një vesh i miut.

Ky zbulim u raportua ne zhurnalin Cell Reports, njohton Livescience.

Jeffrey Corwin, ekspert për rigjenerimin e qelizave flokë dhe profesor i neuroshkencës në Universitetin e Virginia School of Medicine, i cili nuk ishte pjesë e këtij studimi të ri, e quajti këtë “një studim shumë të rëndësishëm … nga një ekip ëndërrash i shkencëtarëve” dhe ” një përparim të madh “në krijimin e këtyre qelizave rigjeneruese shqisore të dëgjimit në njerëz./GazetaExpress/.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com