“Shpresa” realizon me sukses tryezën me maturantë (Foto)

0

Nevzadi

Sot me datë 18.03.2016, në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc, Organizata”Shpresa”, realizoi me shumë sukses tryezën “Përcaktimi i synimeve” tryezë kjo e organizuar ekskluzivisht për maturantët e Luginës së Preshevës.
Organizimin e hapi moderatorja Qëndresa Ebibi, e cila përshëndeti të pranishmit dhe para tyre paraqitit agjendën e organizimit.
Pastaj fjalën përshëndetëse e mori kryetari i Organizatës “Shpresa” Nevzad Lutfiu, i cili para të pranishmëve paraqiti arsyet e themelimit dhe misionin e Organizatës”Shpresa”.
“Ne qysh prej ditës kur e zyrtarizuam themelimin e Organizatës ”Shpresa”, e kemi bërë të ditur se ne do të realizojmë aktivitete të ndryshme për të mirën e shoqërisë e sidomos të të rinjve tanë të cilët janë pjesa kryesore e shoqërisë, dhe sot, jo rastësisht po e fillojmë veprimtarin me një organizim kushtuar të rinjve dhe interesave të tyre.
Pastaj, para shumë nxënësve-maturantave ligjeruan dy ligjeruesitë e përcaktuar nga këshilli organizativ,
Mr.Ragmi Destani-teolog dhe Mr.Fatime Fazliu-psikologe, ligjerata këto që do ti publikojmë ditëve në vijim në faqen tonë në facebook”Organizata Kulturore-Humanitare “Shpresa”.
Pastaj në pjesën e tret të këtij organizimi patën mundësin të inkuadrohen edhe personalitetet që ishin prezentë në këtë organizim.
Ndërkohë në pjesën e fundit, u realizua bised interaktive në mes ligjeruesve dhe nxënësve.

Shpresa 1 Shpresa 2 Shpresa 3 Shpresa 4 Shpresa 5 Shpresa 6

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com