SHPIFJET E DEPUTETIT!

0

kujta

 

 

 

 

 

 

 

Kujtim Sadriu

I nderuari deputet i votave të vjedhura, tani më është e qartë se për çfarë arsye ju ndihmuan veteranët e luftës, paramilitarët nga Kurshumlia për të qenë ju pjesë e Parlamentit të Serbisë. Duke pas parasysh se në Preshevë jemi thuaj se 98 për qind shqiptarë dhe në pamundësi që ata miqtë tu, veteranët e Kurshumlisë nuk mund të jenë prezent për ta destabilizuar Preshevën, ata ju ndihmuan dhe ju caktuan juve me detyra të caktuara!

I nderuar deputet i votave të manipuluara, në tubimin përmbyllës u morët me disa shpifje të pa baza dedikuar institucionin që përfaqësoj. Shpifje e cila tregon paftyrësinë tuaj, demagogjinë tuaj, dhe veprimin tuaj dhe gjyshërve tuaj antishqiptarë dhe antiqytetarë.  Ju e dini mirë se gjithë militantët tuaj partiakë, dhëndurë, djem e bija të kryesisë së partisë suaj, të cilët ka mbaruar studimet në Universitetin shtetëror të Tetovës, Universitetin e Evropës Juglindore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” e shumë të tjerë kanë nostrifikuar diplomat po në këtë Universitet të cilin ju e fyeni dhe me vendimin e nostrifikim po të këtij Universiteti, drejtorët tuaj me urdhër tuaj si në Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi”, njashtu edhe në Gjimnazin “Skënderbeu” farefisi dhe militantët tuaj gëzojnë vendimin e përhershëm për marrëdhënie pune! Do ta marr  shembull profesorin e gjuhës angleze Bardhyl Bajramin, si i lëshuat vendimin në bazë të dokumentit të lëshuar nga ky Universitet që thoni se nuk është në përputhshmëri me ligjin.  Deputet i votave të abuzuara, tani me të vërtetë më keni hutuar, dhe nuk po e di se kush nuk është në përputhshmëri me ligjin, unë apo drejtorë tuaj me politikën tuaj demagogjike! Ju po tregoni dhe vërtetoni politikën tuaj uzurpuese me pretekst se deputeti ka të drejtë, dhe deputeti është në të drejtë! Nga gjithë kjo mësova se popullin nuk po e shkatërrojkan njerëzit e pa arsimuar, por popullin po e shkatërrojnë profesorët dhe liderët, që janë të etshëm për pushtet, sikur që jeni ju.  Shpresoj se shum shpejte do ti jepet fund karieres suaj, karier e cila ka qene dhe akoma eshte prezent si mekanizem perqares, destabilizues ne Luginen tone. Per fund ju deshiroj shendet, dhe ju pershendes miqesish koordinatori i Universitetit te Novi Pazarit Kujtim Sadriu

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com