Shpërthimi në një lokal në Kamerun lë 14 persona të vrarë

0

Të paktën 14 persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi në një lokal në një qytet në veri të Kamerunit, bëjnë të ditur zyrtarë ushtarakë.

auto_zjarr-ilustrues-640x3801436814293

Koloneli Didier Badjeck tha sot se tre ushtarë të Çadit ishin në mesin e të vrarëve nga bomba, që dyshohet së është vënë nga militantët ekstremistë të grupit Boko Haram në Fotokol, një qytet në kufi me Nigerinë.

Ai tha se asnjë ushtrar nga Kameruni nuk është lënduar.

Fotokol u sulmua nga ekstremistët islamikë në muajin shkurt, ku shumë njerëz u vranë dhe kishat e xhamitë u dogjën.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com