SHPËRBLIMI I DIKTATORËVE

0

kujta

Shkruan: Kujtim Sadriu

Qeveria kriminale maqedono – shqiptare, pas organizimit, zhvillimit dhe përfundimit të dramës tragjike në Kumanovë, tani është duke përgatitur skenare të tjera të radhës për të gjetur mbrojtjen nga forcat policore speciale, të cilat parim kryesor kanë pushtetin dhe paratë.

Qeveria kriminale në Maqedoni, pas shkatërrimit në tërësi të “Lagjes së Trimave” në Kumanovë, duke bërë një dëm të konsiderueshëm në njerëz dhe prona private, tani ka bërë me dije se do t’i shpërblej policë e rënë, të plagosur dhe ata që morën pjesë në luftën kinse kundër “terroristëve” shqiptarë! Sic mësohet mediumet maqedonase, me dhjetëra e mijëra euro do të shpërblehen policët, të cilët zbatuan urdhrin e diktatorëve Nikolla Grujevskit dhe Ali Ahmetit, ndërsa qytetarëve të dëmtuar do t’iu “ndahet” një ndihmë qesharake në vlerë prej 1600 euro. Të gjitha këto mjete u jep diktatori dhe krimineli Nikola Grujevski me bashkëpunëtorin e tij Ali Ahmetin, për t’ua rritur moralin policëve, për t’i motivuar ata në mbrojtjen e pushtetit të tyre të korruptuar e vrastar. Ky shpërblim i policisë, bëhet gjithashtu, në prag të protestave gjithpopullore, që janë paralajmëruar të mbahen, më 17 Maj. Fatkeqësish dhe fatmirësish, diktatorët në Maqedoni akoma nuk e kanë kuptuar se këtu është edhe fundi i pafund i tyre matrapazëve dhe shpëtim për këta nuk ka. Më në fund, do t’ua kujtojmë dy kriminelëve fjalën popullore: “Peri këputet kur hollohet, ndërsa zullumi pëlcet kur trashet!”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com