Shpendi e sjellë “Elbasan Arenën” në Prishtinë

0
Ndeshja e rëndësishme kualifikuese e Kombëtares Shqiptare që do të zhvillohet të dielën mes Shqipërisë dhe Armenisë pritet të jetë më afër tifozëve në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Me anë të një postimi në Facebook, Shpendi ka thënë se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë të gjithë duhet të jenë aty për të shikuar këtë sfidë.

“Të dielën, Elbasan Arena në Prishtinë, në bashkëpunim me Digitalb, ndeshja Shqipëri – Armeni në sheshin Zahir Pajaziti.
PRISHTINA!!!” shkruan Shpend Ahmeti në Facebook./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com