Shpendi as pas 400 ditësh nuk e shiti veturën Audi Q7

0

Shpend Ahemti i ka mbushur 400 ditë punë në komunën e Prishtinës, mirëpo ende nuk ka arritur t’i realizojë shumicën e premtimeve. Shpendi deri tani nuk ka arritur tu dalë zot fjalëve te veta edhe për shitjen e veturës Audi Q7 të blerë nga ish-kryetari i Prishtinës Isa Mustafa. Kjo veturë nuk është ndezur që kur në krye të komunës ka ardhur Shpendi.

shpeniiNëse Shpendi nuk arrin ta shes, siç ka premtuar, deri në fund të mandatit asaj do ti bie vlera e tregut në gati zero euro dhe gjasat më të mëdha janë të shitet për skrap.

Në ankandin e fundit çmimi fillestar ka qenë 41 mijë e 810 euro, derisa është thënë disa herë se kjo veturë ishte blerë nga ish-kryetari Isa Mustafa 76 mijë euro.

Amortizimin e pati përdorur edhe si arsyetim kryesor në Kuvendin Komunal për të marrë dritën e gjelbër nga asamblistët për shitje.

“Që nga fillimi i qeverisjes, unë si Kryetar kam vendosur që të mos e përdorim makinën. Kjo për shkak të shpenzimeve të larta dhe për shkak të makinave të tjera në dispozicion në garazhin e Komunës. Përderisa makina është amortizuar që nga viti 2011, ne vlerësojmë se për shkak të mospërdorimit nga ana jonë, kjo makinë do të zhvlerësohet plotësisht në fund të mandatit 4-vjeçar. Andaj, me qëllim të mbrojtjes së interesit të Komunës dhe ruajtjes së vlerës së pronës, kërkojmë nga Kuvendi që të miratojë shitjen e kësaj veture”, thuhet në arsyetimin e Ahmetit.

Por, tani Ahmeti duket se është dorëzuar para fjalëve të veta publike. Ai dhe komuna e Prishtinës nuk po mund ta realizojë premtimin e dhenë, për shitjen e veturës Audi Q7, të cilën e kishte vozitur Isa Mustafa së ishte në pushtet.

Shitjen e saj e kanë provuar dy herë në ankande publike por nuk patën sukses. E tani, të lodhur në këto dështime, duket se kanë hequr dorë krejt nga shtija e saj dhe më as në ankand nuk po e qesin.

Oferta e fundit për shitjen e kësaj veture ishte shpallë nga komuna e Prishtinës më datën 13/08/2014 dhe ishte mbyllur më 02/09/2014. Nga atëherë e deri tani kanë kaluar afër dy muaj.

Përveç ankandeve, zyrtarë të komunës patën prentuar gjatë vitit të kaluar se xhipin do të ekspozojnë në shesh. Mirëpo, as këtë veprim ende nuk e ka bërë komuna e Pishinës.

“…siç jeni në dijeni, Komuna e Prishtinës tashmë e ka pasur veturën Audi Q7 dy herë radhazi në ankand publik dhe nuk ka rezultuar me shitje për arsye se nuk ka pasur oferta për blerje. Këtë herë në kohën kur do ta nxjerrim në ankand publik, vetura gjatë gjithë kohës do të ekspozohet në shesh, në mënyrë që ta shohin të gjithë. Këtë e lejon ligji dhe rregullorja për heqjen e aseteve publike”, patën deklaruar publikisht zyrtarë të komunës në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Aprovimin për shitjen e kësaj veture, kryetari Ahmeti e kishte marrë në mesin e vitit të kaluar nga Kuvendi Komunal. Atë kohë, i pari i Prishtinës, kishte treguar se aprovimi është bërë pa votat e LDK-së.

“Me gjithë kundërshtimin e LDK-së, Kuvendi Komunal votoi propozimin tim për ta shitur veturën Audi Q7. Tani do të zhvillojmë procedurat e parapara me ligj për shitje”, kishte shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa, mjetet nga shitja e makinës, sipas kreut të Komunës, është thënë se do të transferohen në buxhetin e subvencioneve në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ku aplikojnë OJQ-të, rastet sociale dhe rastet e tjera në këtë fushë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com