Shpat Kasapi e pranon që është në lidhje serioze, i dedikon këngë të dashurës (Video)
14:51 | 04 Nentor 2017

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi pas ndarjes nga e fejuara e tij modelja Afërdita Dreshaj u përfol shumë herë për lidhje dashurie, mirëpo asnjëherë ai nuk doli hapur me ndonjë deklaratë, shkruan Indeksonline. Mirëpo këngëtari i pëlqyer veçmas nga gjinia e butë, sonte ua ka thyer zemrën të gjitha vajzave, pasi që në emisionin Top Show, ka pranuar që është në lidhje dashurie. Madje ai ka treguar që projektin e fundit muzikor me titull “Aroma e saj” ia ka dedikuar pikërisht dashurisë së tij të re./Indeksonline/
Edlira Rukaj