SHPALLJA E PAVARSISE SË SHQIPËRISË, DHE PASOJAT E KËTIJ AKTI PËR DISA PERSONALITETE TË SHQUARA!

0

305980_556193387740390_1000803376_n

Shkruan: Hajredin Hyda

Fat apo pa fat, gjenerata të tëra kemi qenë të arsimuar dhe të edukuar që qoftë përmes librave, rrëfimeve, dëshmive apo formave tjera, kemi përjetuar rëndë fatin e shumë figurave të njohura, qofshin me të kaluar patriotike, kulturore, luftarake por edhe letrare që çdo njeri në formën dhe mënyrën e tyre kontribuan në shpalljen pavarsise, dhe në krijimin e shtetit tonë! Ka qenë për mua intriguese por edhe shqetësuese që një numër njerëzish si :Konica, Noli, Asdreni, Çajupi, Grameno, Gurakuqi e shumë të tjerë edhe pas çlirimit jetuan nëpër metropolet europiane, dhe nuk iu dha mundësia që të konribojnë në shtetformimin e një vendi sapo të dalur nga një pushtim pesë shekullor, nga një kulturë aziatike dhe orientale!

lowest-price-masquerade-mask-in-black-923-p
Shkrimet e tyre të mëvonshme më kan shtyre të besoj se, faji ishte i “Satrapi Zog”, i cili i largoi, i syrgjynosi, i vrau dhe nuk i la që edhe këta “emigrant të përhershëm” të shijojnë pak këtë liri! 1912-ta, Shqipërinë e gjeti shumë të varfur, të prapambetur, pa ligje, pa financa, të rrezikuar nga të gjithë fqinjët dhe me një popullatë të edukuar me kulturë shekullore orjentale dhe kjo situatë zgjati për disa vite rresht! Sigurisht se sfida ishte e madhe, por kishte edhe diçka periferike por të rëndësishme për një shtresë të veçantë njerezish!,,, mungonin hotele, restorante dhe kazino, me të cilat ishin mësuar qoftë në Sofje, Bukuresht apo Kairo, dhe keta pas një qëndrimi të shkurtër dhe pas çfryerjes fillestar të “Euforisë çlirimtare”, në mungesë hotelesh, luksit por besa kryesorja, -Marrja e timonit, u kthyen në “Strofullat” e tyre të mëparshme, duke hapur klube, shoqata dhe duke shkruar pandërpre kundër Zogut dhe qeveritarëve tjerë, në momentin kur Shqiperia po i bënte hapat e para të ndërtimit të shtetit europian, duke ngritur shkolla, ndërtuar ligje, ngritur institucione (ushtri, polici), rrugë dhe kapacitete tjera shtetërore, dërguar me mijëra student nëpër universitetet e ndryshme europiane që ata të ktheheshin më vonë dhe ta zhvillonin Shqipërinë! Nëse këtë gjendeje të 1912-tës e krahasojmë me gjendjen e Luginës së sotme, pra është mendimi im personal, shoqata të ndryshme, nëpër Kosovë si psh “Vatra” apo individ që kanë braktisur (nuk vlenë për ata që me të vërtetë nuk mundën të kthehen) Luginën, me tone paternaliste, herë këshillojnë e herë kritikojnë dhe kërcnojnë për atë që po bëhet te ne, si për veprimet ekonomike por edhe për ato politike, duke na dhënë këshilla unifikuese të llojit të mentorëve permanent! Nuk është paralelizëm adekuat, krahasimi i Rilindasëve tanë me këshillëdhënësit permanent nga Lugina që nuk “guxojnë” të jetojnë këtu, por bile japin një “kontribut gratis”, në përmirësimin e gjendjes te ne! Në fund të fundit, çdo kush ka të drejtë të përzgjedh vendin se ku ka dëshirë të jetoj, dhe çdo tentimpengimi i kësaj të drejte universale, është ndërhyrje flagrante në përzgjedhe personale!/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com