Shpallet thirrja publike për realizimin e praktikës profesionale për vitin 2015 (dokument)

0

Programi i praktikës profesionale i dedikohet personave të papunësuar të cilët për herë të parë aftësohen profesionalisht për profesionet të cilat i kanë fituar për llojin dhe shkallën e caktuar profesionale, ndërsa me qëllim të të afëtsimit për punë të pavarur dhe të dhënies së provimit profesional, në pajtim me ligjin ose me aktin e përgjithshëm të punëdhënësit.

bujanovac-grbProgrami i praktikës profesionale zgjatë në pajtim me ligjin, gjegjësisht në pajtim me aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve te punëdhënësi, edhe ate deri në 12 muaj për praktikantët me përgatitje të lartë apo superiore. Të drejtën e pjesëmarrjes në Ftesën publike e ka punëdhënësi nga entet arsimore, gjegjësisht ndërmarrjet dhe entet publike themelues i të cilave është Komuna e Bujanocit, dhe shoqëritë tjera ekonomike dhe sipërmarrësit. Kërkesa për pjesëmarrje në Programine praktikës profesionale, i cili mund të merret në Administratën komunale të Komunës së Bujanocit- Zyra për zhvillim ekonomik lokal ose në faqen e internetit www.bujanovac.rs me dokumentacionin përcjellës, i paraqitet Këshillit për punësim të Komunës së Bujanocit, i cili është caktuar për përcjelljen dhe realizimin e Programit të praktikës profesionale të Komunës së Bujanocit, në plikon e mbyllur me shenjën “Fletëparaqitje për pjesëmarrje në Programin praktikës profesionale.” Thirrja publike është e hapur 30 ditë nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit dhe në tabelën për shpallje të Administratës komunale të Komunës së Bujanocit. Informacionet mbi programin mund të merren në këta numra të telefonit 654-517 dhe 654-607, si dhe në linkun në vijim:

Kërkesa për pjesëmarrje në programin e praktikës profesionale

Thirrja publike

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com