Shorti i LK: Barca – Bayern dhe Real – Juve në gjysmëfinale

0

Eshtë tërhequr shorti i Ligës së Kampionëve që ka nxjerrë dy superpërballje.

shorti

Dhe emocionet kanë marrë fund miq. Tashmë dihen gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Barcelona do të përballet me Bayern Munichun, skuadrën që edhe e dëshironte, për shkak të lëndimeve që kishin këta të fundit.

Ndeshja e parë zhvillohet në Camp Nou, kurse ndeshja ktheyse zhvillohet në Allianz Arena.

Edhe Real Madridi e mori atë që e kërkonte. Juventusi do të jetë kundërshtari i madrilenëve në rrugën drejt finales, dy skuadra këto që tradicionalisht janë përballur në garën më të madhe të futbollit evropian.

Ndeshjet e para zhvillohen më 5 dh 6 maj, kurse kthyeset më 13 dhe 14 maj.

Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet në Olympiastadion në Berlin.

Kush do të kalojë në finale sipas jush? Shprehuni në hapësirën për komente… /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com