Shoqata “Mjekët e Luginës” më 25 shkurt 2019, mbanë ligjërata në Bujanoc
09:51 | 19 Shkurt 2019
Shoqata”Mjekët e Luginës” konkretisht dy anëtaret e saja, Dr.Afërdita Mustafa dhe Flora Halili, më datë 25 shkurt 2019, në amfiteatrin e fakultetit ekonomik në Bujanoc do të ligjërojnë dy tema:1. Infeksionet bakteriale dhe virale, 2. Përdorimi racional i antibiotikëve dhe keqëpërdorimi i tyre.

Më poshtë ju paraqesim njoftim e plotë të publikuar nga shoqata “Mjekët e Luginës” në faqën e tyre zyrtare në Facebook:

“Njoftim
Njoftohen anëtarët e shoqatës si dhe të interesuarit e tjerë se organizohet ligjerata nga anëtarët e shoqatës, ku do të jen dy tema:
1. Infeksionet bakteriale dhe virale, 
2. Përdorimi racional i antibiotikëve dhe keqëpërdorimi i tyre.
Ligjerues do të jenë:
Dr Afërdita Mustafa, Pediatre,
Dr Flora Halili, Pediatre.
Ligjeratat do të mbahen me datë 25.02.2019, në ora 18, në amfiteatrin e fakultetit ekonomik në Bujanocë.
Ligjeratat do të jenë të hapura edhe për të gjithë të ineresuarit tjerë, sidomos aktuale për kohën kur ka mjaft infeksione edhe te moshat e reja”

 

Bujanoci/net

Alesia Bami