Shoqata humanitare “Lugina e Preshevës” financon ndërrimin e shtizave në gjitha pllakat përkujtimore

0

Me financimin e Shoqatës humanitare Lugina e Preshevës me seli në Zvicërr, sot përfundoi ndërrimi i shtizave nëpër vendet e rënies së dëshmorëve të kombit të luftës së lavdishme të UÇPMB-së, ka njoftuar Organizata e veteranëve të luftës dega e Bujanocit.
Punimet i inspektoi OVL e Uçpmb-së Bujanoc. Me këtë rast OVL e UÇPMB-së falënderon SHHLP-në për kujdesin e treguar për dëshmorët e kombit. Lavdi dëshmorëve të kombit, u tha në komunikatën e lëshuar nga OVL e Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com