Shoqata “Hasene” nga Turqia dhuron 19 lopë për Kurban

0

Me rastin e festës së Kurban Bjramit këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc edhe sot ka vazhduar me therjen e kurbanave dhe shpërndarjen e mishit nëpër familje më ne nevoj. Kryetari i këshilllit të Bashkësis Islame Sulejman Fejzullahu tha se, këtë vit është rritur numri i kurbanave, në rritjen e numrit të kurbanave kanë ndihmuar shoqatat nga Turqia, mërgimtarët e komunës sonë dhe vet banorët e këtij vendbanimi.

KurbanatNga shoqata “Hasene” janë ndarë 19 lopë, Bashkia Islame e Turqis “Dianeti” ka ndar 8 lopë, diaspora 27 lopë, Bashkësia Islame e Kosovës ka ndarë 5 lopë të cilat në pamundësi të therrjes, janë shpërndar në 5 fshatrat e komunës së Bujanocit, Breznic, Muhoc, Tërrnoc, Turi dhe Osllarë, ku vet fshatarët kanë bërë therrjen dhe shpërndarjen e mishit, ndërsa nga banorët e komunës sonë të cilët i kanë dhënë të holla në pamundsi të therjes së kurbanit janë grumbulluar 190 kurbana, tha Fejzullahu. Viteve të fundit Shoqata “Hasene” nga Turqia e cila i shtrinë aktivitetet në kuadër të shoqatës humanitare IG-e MeGe me seli në Këln të Gjermasis, ka bërë si traditë që të ndihmoj komunën tonë me një numër të konsiderueshëm të kurbanave. Kjo shoqatë edhe në të ardhmën do të vazhdoj t’i ndihmoj muslimanët e Luginë së Preshevës tha përfaqsuesi i shoqatës “Hasene”, Ozxhan Allan. Sipas Allanit, shoqta Hasene këtë vit nëpër botë ka therrur 145 mijë kurbana. Pos kësaj ndime humanitare me kurbana që bënë shoqata gjatë festës së Kurbanë Bajramit, ajo ka si planë që në të ardhmën ti zgjerojn projektet, të hap një zyrë në Luginë, në mënyr që ti dalë në ndihm popullatës muslimane të këtij rajoni, tha Osman Ersin, nga shoqata “Hasene” Përfaqsuesit e shoqatës Humanitare “Hasene” nga Turqia, ata të këshillit të bashkësis Islame në Bujanoc, po sot u pritën për vizit nga kryetari i komunë Nagip Arifi, gjatë takimit u Bisedua për vazhdimin e mëtutjeshëm në mes të këtyre dy vendeve./BujanociNet/

 

Kurbanat2 Kurbanat1

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com