Shokuese: Ja çka u zbulua në planetin Mars
15:01 | 16 Qershor 2016

kafka

Agjensitë e hapsirës globale dhe shkencëtarët kanë shpenzuar miliarda në kërkimin e tyre për të gjetur shenja të jetës së alienëve në sipërfaqen e Marsit.Por deri në ditët e sotme kjo ka qënë diçka që nuk ka patur rezultat sipas gjuetarëve të huaj.

Një video e postuar nga një investigues i aktiviteteve paranormale,mendohet se ka identifikuar një kafkë të një alieni gjigand mbi sipërfaqen e planetit të kuq. Pamjet e këtij objekti të çuditshëm i siguroi sateliti ”Curiosity” i NASA-s dhe ka qënë rrotull Marsit që në vitin 2012. Në videon e postuar në YouTube,gjahtari i vetquajtur paranormal thotë se kafka ishte padyshim e një alieni. Kjo kafkë nuk është dyshimi i vetëm i hedhur në shqyrtim.Kohëve të fundit një amator i huaj deklaroi se kishte kapur imazhe të një peshkaqeni në sipërfaqen e planetit dhe kjo ishte një provë  se planeti mund të ketë qënë i mbuluar nga oqeanet. Nasa nuk ka dhënë asnjë koment pavarësisht kërkesës që ka bërë Dailymail.Edhe pse ata janë shprehur të bindur për ekzistencën e kafkës ia kanë lënë në dorë NASA-s të vendosë.
Aurela Hoxha