‘Shokon’ komentatori shqiptar, thotë se është tifoz i Serbisë

0

Ndoshta askujt nuk i ka shkuar mendja që një shqiptar mund të bëjë tifo për kombëtaren e Serbisë në kampionatin botëror “Russia 2018”.

Por sot publikisht në ekranin e “Ora News” komentatori i njohur Konstandin Grillo ka deklaruar që do të jetë një tifoz i Serbisë në këtë kampionat botëror.

Komentatori zyrtar i televizionit publik të Shqipërisë Konstadin Grillo, në televizionin “Ora News” ka deklaruar që është tifoz i Serbisë dhe po ashtu i Crevena Zvezdës.

“Jam tifoz i Serbisë, normalisht edhe me Holandën por mungon Holanda dhe jam një tifoz i Serbisë, pasi është edhe nga Ballkani, jemi të lidhur me futbollin serb, unë jam tifoz i Zvezdës që kur kam qenë fëmijë” tha Kosta Grillo.

Konstadin Grillo është komentatori i cili komenton çdo ndeshje të Kombëtares shqiptare.

Befason komentatori Kostandin Grillo: Në këtë Botëror jam tifoz me Serbinë

Befason komentatori Kostandin Grillo: Në këtë Botëror jam tifoz me SerbinëMund ta ndiqni LIVE emisionin këtu: http://oranews.tv/live

Posted by Ora News on Thursday, June 14, 2018

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »