Shoferi kosovar që u dënua me 500 euro, -5 pikë dhe mbeti pa leje
23:20 | 05 Dhjetor 2018

Kohën e fundit dukshëm është rritur numri i tiketave të shqiptuara brenda një dite, kjo edhe pas ndryshimit të Ligjit për Komunikacion.

Kështu, në një grup të mbyllur në rrjetet sociale një i ri ka publikuar dënimin që i është shqiptuar atij nga ana e policisë civile.

“-5 pikë, 500 euro, 1 vit pa leje”, ka shkruar ai krahas fotografisë, transmeton Indeksonline.

I njëjti ka sqaruar se pse ka marrë këtë dënim, dhe pse i është ndaluar të drejtojë automjetin.

“Zona 40km/h unë kesh me shpejtësi 108 km/h konstant edhe përmas civilat me X5 tu m’provoku, e hangra foren tu bo tejkalime vi t’plote edhe qeshtu krejt kapak”, ka shkruar ai tutje në këtë grup në Facebook.

Kristin Prengaj