Shmt Presheva – Profili i Mjekësis merr donacion një aparat EKG (Foto)
14:17 | 28 Qershor 2017

Dje, drejtori i shmt “Presheva” Mr.sc Islam Isufi pranoji nje donacion perkatesisht aparat EKG me vlere rreth 2000 dollar nga Fondacioni Ana i Vlade Divac te dedikuar per profilin e mjekesise. Inicues dhe realizues i donacionit ishte perfaqesuesi i fondacionit z. Tomor Misini. Tomori bashkpunimin e beri me aktivin e mjekesise perkatesisht dr. Nazmi Z. Mehmeti me te cilin u njoftua me kushtet dhe nevojat e ketij donacioni. Falenderim i vecant per njerezit vullnetmire dhe atdhedashes si Tomori. Drejtori Islami tha se shkolla është e përkushtuar të krijoj kushte sa më të mira për mësim. “ Me të vërtetë po punojmë shumë sipas mundësive që i kemi që të krijojmë kushte më të mira. Jemi të vëdijëshëm se me arsimimin e rinjeve ky vend pa dyshim se do të ecë përpara. “ Donacioni do kompenzohet me pune vullnetare nga ana e nxenesve ne fillim te vitit shkollor 2017/18 ne kampin e refugjateve ne Presheve. Le t’i japim dorën njeri-tjetrit dhe ecim përpara. Kjo ishte një fitore e punës mbi fjalët, ndaj me përulësi e mirësi të vazhdojmë të punojmë për mjekesine që duam!
Françeska Jaçe