Shmangni së ngrëni këtë ushqim për të reduktuar nivelet e sheqerit në gjak
22:15 | 15 Janar 2019

Sipas “Diabetes.org.uk”, ju duhet të rrini larg ushqimeve të etiketuara si “diabetike” ose “të përshtatshme për diabetikët”, transmeton lajmi.net.

Kjo, për shkak se këto ushqime përmbajnë sasi të ngjashme të kalorive dhe yndyrës, të cilat mund të ndikojnë në nivelin e glukozës në gjak.

Përveç kësaj, ushqimet me këto etiketa kanë tendencë të jenë më të shtrenjta dhe mund të kenë efekt laksativ.

Laksaktimi nënkupton stimulimin e lehtësimit të zbrazjes së zorrëve, që në këtë rast përkthehet si barkqitje.

Faqja e internetit këshillon që diabetikët të qëndrojnë në pijet dhe ushqimet e tyre të zakonshme. /Lajmi.net/

Rina Balaj