Shkurta dhe Blero tash janë vetëm miq, por të ardhmes nuk i dihet (Video)
09:58 | 23 Mars 2015

Shkurte Gashi dhe Blero ishin mysafirë në emisionin “Përrallë me Tupan” dhe gjatë bisedës kanë komentuar edhe spekulimet për ekzistimin e një lidhjeje mes tyre. Blero Dy këngëtarët së fundmi kanë realizuar duetin shumë të suksesshëm “5”, mirëpo faqet e thashethemeve kanë shkuar më larg për të thënë se ata nuk janë vetëm bashkëpunëtorë, por ka diçka më shumë mes tyre. Megjithatë, ata i kanë mohuar të gjitha thashetheme për të thënë se të dy janë vetëm. “Të vërtetë nuk ka asgjë. Blero është një shok dhe një mik shumë i mirë i imi”, ka deklaruar Shkurta. Ndërkaq, pyetjes së prezantuesit se a do të ishte martuar me Bleron, Shkurta i është përgjigjur: “Në jetë kurrë mos thuaj jo, por për momentin Blero është si një vëlla i imi”.
Aurela Hoxha