Shkrimtari Mirko Kovaq: Serbët, theren për territore dhe të paaftë në paqe me fqinjët

0

Shkrimtari Mirko Kovaq: Serbët, theren për territore dhe të paaftë në paqe me fqinjët

Shkrimtari Mirko Kovaq është shprehur se serbët nuk kanë haber për politikë, nuk kanë haber për kompromise, sepse nuk kanë diplomaci.

Sipas tij, ata nuk e dinë çfarë është dialogu, theren për territore dhe janë të paaftë në paqe me fqinjët.

Kovaq akuzon serbët për vuajtjet që u kanë shkaktuar në kohëra të ndryshme popujve fqinjë.

Ai akuzon jo vetëm Millosheviqin por të gjithë ata që e sollën në pushtet intelektualë, gazetarë, madje edhe klasa qytetare janë përgjegjës në krime.

“Vuajtja që ndodh diku tjetër ose në afërsinë tënde, duhet të jetë gjithashtu vuajta jote. Ndonëse krimi nuk vjetërsohet, është humbur rasti që Dobrica Qosiqi të gjykohet si një kriminel lufte. Po qe se Serbia do të hynte në Bashkimin Evropian, modeli i të menduarit do të mund të ndryshonte diçka për nja 5-6 dekada”, shprehet Kovaq, transmeton Shekulli.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com