Shkollat në Luginë nuk i bashkangjiten protestës së shkollave të tjera në Sërbi

0

Mbi 800 shkolla fillore dhe të mesme në Sërbi sot nuk u zhvillua mësim, ndër to edhe shkolla fillore ‘’Branko Radiçeviç’’ dhe shkolla e mesme ‘’Sveti Sava’’ në Bujanoc.
Ndërprerja e mësimit ka ardhuar si pasojë e pakënaqësis së 4 sindikatave më të mëdha në Sërbi të cilat janë të pakënaqura me pagat dhe masat e kursimit që Qeviria ka paralajmëruar.

strajkt

Puntorët e arsimit kërkojnë nga Qeveria e Sërbisë që të jenë më specifik kundër zvogëlimit të pagave që është marr vendim me ligjin mbi masën e pagave, andaj ata kërkojnë që të fillojnë bisedimet sa më parë. Edhe përkundur të njetave pakënaqësi që kanë, disa nga shkollat në Rrethin e Pçinjë kan zhvilluar mësimin sipas planit dhe  programit. Nga drejtoria e shkollës fillore ‘’Naim Frashëri’’ në Bujanoc nëpërmjet telefonit kanë njoftuar se në koordinim me drejtoratin e shkollës së mesme ‘’Sezai Surroi’’ dhe gjimnazit ‘’Skënderbeu’’ në Preshevë edhe përkundër protestës mësimi do të zhvillohet i rregullt. Sipas drejtorit të shkollës fillore ‘’Naim Frashëri’’ Hevzi Aliu vendimi për të mos ju bashkangjitur protesave në Sërbi kundër paknaqësive që kan shprehur sindikatat, është marrë sepse është vlerësuar se asgjë nuk mund të ndikojn shkollat shqipe në vendimet që mund të merr Qeveria e Sërbis, kurse kundrejt kësaj ne mund të vazhdojme mësimin sipas planprogramit për të mos ngelur mbrapa. Këtyre protestave nuk iu ka bashkangjitur edhe shkolla fillore ‘’Bora Stankoviç” në Klenik,’’Dragomir Trajkoviç’’ në Zbevc dhe ‘’Vuk Stefanoviç Kargjiq’’ në Levosoj. Kjo grevë zbatohet me vendimin e sindikatit për arsim, sindikati të bashkuar, punëtorët e arsimit, dega e sindikatit të punëtorit arsimor ‘’Pavarsia’’ dhe Sindikata e punëtorve të arsimit në Sërbi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com