Shkolla “Sami Frashëri” në Lluçan shënoi përvjetorin e themelimit (Foto)

0

Si çdo vit edhe këtë vit është shënuar dita e shkollës fillore “Sami Frashri” në Lluçan të Bujanocit që ka dhe paralelet e saj në fshatin Turi, Konçul dhe Dobrosin.

shkolla 1

Me aktivitete kulturore, si recitime, valle e skeça nga nxënësit e kësaj shkolle në ambientet e shkollës fillore është shënuar 2 qershori si Dita e Shkollës “Sami Frashëri” në fshatin Lluçan. Në këtë solemnitet ishin të pranishëm shumë nxënës, prindër të tyre, mësimdhënës dhe përfaqësues të pushtetit komunal të Bujanocit, si kryeshefi nga departamenti për arsim, Bajram Fejzullahu dhe inspektori i arsimit komunal, Agim Rashiti. shkolla 3Drejtori i kësaj shkolle prof. Fehmi Isufi, duke i përshëndetur të pranishmit për prezencën e tyre, theksoi se, kjo vatër arsimore, dikur në të kaluarën, që nga viti 1946 vepronte si paralele e ndarë nga shkolla fillore qendrore e Tërnocit, me në krye me mësuesin e parë të saj Isa Ibrahimi nga Tërnoci. Nënë organizmin e profesoreshës Nurtene Isufit dhe profesorit Agim Hasanit, nxënësit kanë përgatitur program kulturo artistik, si recitime, valle dhe skeçe. shkolla 4Duke kaluar nëpër dekada të ndryshme, kjo vatër e arsimit, arriti të ketë në gjirin e saj 306 nxënës, me rreth 65 punëtorë, me paralelet e saja në Turi, Konçul dhe Dobrosin. Kjo shkollë e mban me krenari emrin e ideologut tonë, shkrimtarit dhe shkencëtarit të shquar shqiptar Sami Frashri, vëllai e Abdyl e Naim Frashrit, të njohur në letrat shqipe si pishtarët e parë të përhapjes së diturisë dhe patriotizmit jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha hapësirat e etnikumit shqiptar. Në fund të programit, drejtori i shkollës Isufi, ka shpërndarë mirënjohje për nxënësit e kësaj shkolle të cilët kanë pasur suksese deri në vendet e para në garat që janë zhvilluar në Serbi dhe Preshevë. V.Gashi/BujanociNet/

shkolla 5 shkolla 2

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com