Shkolla fillore Skenderbeu në Zarbincë, dikur nxënes me bollog, tani tepër e varfër (Foto)

0

Dikur Shkolla fillore “Skenderbeu” në fshatin Zarbincë të komunës së Bujanocit, ushtonte  nxënsit por ajo sot është e shurdhër dhe nuk ndjekët mësim në të, por mësimi zhvillohet në shtëpi private nga tre (3) nxënes.

Shkolla e cila dikur mbushte oborrin me nxënes tani vetëm në takimet e vendlindjes mbushet me njerëz sepse tani numron vetëm tre nxënes, pasi që një numër i tyre pas përfundimit të luftrave u larguan disa me sy të përlotur duke menduar se një dit do të bëhet më mirë dhe dot rikthehen prap në vendëlindje e disa me sy të përlotur duke shitur gjithë pasunin e patundëshme dhe për të mos u kthyer më kurrë.

Zarbincasit të cilët mblidhen për Takimet e vendlindjes ndjehen tepër të gëzuar dhe me shpresë se një dit dot mbushet prap malsia e Bujanocit me njerëz pas investimeve të fundit të cilat po i bën komuna e Bujanocit në asfaltimin e rrugës Muhoc -Zarbincë ku si pjes e participimit jan edhe vet banorët e shpërngulur nga ajo trevë, komuna e Bujanocit e cila është duke i kryer punët në Zarbincë shpreson në zhvillimin e malsisë së Bujanocit një dit dhe rritjen e numrit të nxënsëve në Shkollën fillore “Skenderbeu”, pasi që nuk dëshiron që kjo fotografi të shikohet me mallë nga Malsorët e Bujanocit po të rimbushet prap shkolla me nxënes, raporton BujanociNet.

Fotografia është shkrepur në vitin shkollor 1961/2 në shkollën fillore “Skenderbue” në Zarbincë, mësues Bejtush Aliu i pari nga e djathta në kambë, dhe Hysen Kadriu në mes! (Foto e ruajtër prej Avdil Arifit nxënës në këtë foto e ma vonë mësues)./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com