Shkolla Fillore “Migjeni” ne Muhoc e ngulfatur nga parregullsit

0

Shkolla fillore “Migjeni” në fshatin Muhoc të komunës së Bujanocit, që ka si paralele të ndarë edhe dy shkollat e tjera njëra në fshatin Breznicë e epërme dhe tjetra në atë të poshtme, ka filluar mësimin që nga një shtatori i këtij viti.

10685143_937779869571931_148646004_n

Numri i nxënësve në këtë shkollë gjithnjë është në rënie, në regjistrin e shkollës këtë vit numri i përgjithshëm i nxënësve është 120, ndërsa vitin e kaluar ishte 132 nxënës. Në klasë të parë këtë vit janë paraqitur pesë nxënës nga Muhoci, gjashtë nga Breznica dhe një Zarbincë. E përderisa numri i nxënësve bie në institucionet arsimore, numri i kërkesave për punësim po në shkolla sa vie e rritet, e që po kalojnë në tepricë teknologjike. Ajo që është shfaqur si problem në këtë shkollë është ndarja e orëve mësimore e cila sipas disa mësimdhënësve jo që u janë shkelur rregullat e arsimit por drejtoresha e kësaj shkolle i ka lënë me orë të përgjysmuara mësimdhënësit që kanë nga 30 vite përvojë. Siç na flet dhe vetë Sherif Xhelili i cili ka tre vite që është diplomuar për Edukatën Fizike dhe këtë vit ka aplikuar për të marrë orë në atë shkollë në lëndën e atletikës, por sipas tij ato orë iu janë dhënë një profesori të historisë çka nuk ka lidhje me profesionin përkatës. Xhelili thotë se e gjith kjo është bërë në kordinim me subjektin politik të cilit i takon udhëheqësia e shkollës duke mos lënë anash as KNSH, i cili arsimin shqip në Luginë e ktheu kohën e diktaturës së më hershme, duke lënë një numër të konsiderueshëm të shkollave shqipe me organe të dhunshme. Nga ana tjetër drejtoresha e këtij institucioni arsimor, Vjollca Xhelili e cila duke mos dashur të prononcohet para kamerës së RTB për këtë rast, thotë se, Sherifi nuk ka të drejt ligjore për të kërkuar orë, përderisa është tek ajo shkollë si praktikant, sa është kjo ligjore që thotë drejtoresha këtë duhet ta konfirmojnë inspektorët e përkatës. Drejtoresha Xhelili gjithashtu potencon se këtu nuk ka pasur konkurs për punëtorë arsimor, këtu ka tepricë teknologjike sipas saj që po mundohen të i klasifikojnë në mënyrë të drejt që të gjithë. Nga ana tjetër po në të njetën shkollë ka raste që punonjësve arsimorë me përvojë rreth 30 vite të cilët janë po nga i njeti vendbanim, atyre iu janë marë orët duke iu ndarë mësimdhënësve të rinjë të ardhur nga vendbanimet tjera dhe të diplomuar për diqka krejt tjetër. Edhe pse jozurtarisht flitet për shumë parregullsi në këtë shkollë, inspektorët e arsimit akoma nuk kanë dhënë ndonjë raport lidhur me këtë. Ditëve në vijim BujanociNet do të sigurojë edhe dëshmi tjera lidhur me shkollën fillore “Migjeni” në Muhoc./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com