Shkolla e mesme "Sezai Surroi" nesër mbanë mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së ish sekretarit të shkollës Bejtulla Daliu
16:01 | 14 Shkurt 2019
Shkolla e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc, përmes një njoftimi të publikuar në faqën e saj në Facebook njoftoi punëtorët e shkollës se me rastin vdekjes së ish-sekretarit të shkollës Bejtulla Daliu nesër duke filluar nga ora 10 mbanë mbledhje komemorative.

Ju paraqesim njoftimin e plotë të shkollës:

"Njoftojmë punëtorët e shkollës dhe të gjithë të interesuarit se me rastin e vdekjes së ish sekretarit të shkollës Bejtulla Daliu, nesër (e premte) në shkollën tonë, në zyrën e arsimtarëve mbahet mbledhje komemorative, në orën 10:00"

Alesia Bami