Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc mbanë mbledhjen me këshillin e arsimtarëve

0

Në prag të fillimit të vitit shkollor në ambientet e shkollës sonë u mbajt një mbledhje e Këshillit të arsimtarëve me rendin e ditës rreth mbarvajtjes së vitit shkollor.

Por njëra nga pikët më mallëngjzese ishte ajo kur drejtori i shkollës,Zejni Fejzullahu të pranishmit i njohtoi për dy legjionar të arsimit shqip që do të pensionohen me plotë meritë, pedagoge Shyrete Fetahu dhe profesori Bajram Aliu. Në fjalën e tij për punëtorët shprehu falemendireme të thella për punën, mundin dhe sakrificën në institucionin më të vlefshëm të arsimimit dhe edukimit të brezave të rinjë. Më tutje drejtori tha se kjo është një ngjarje e veçantë, të cilën ne e përjetojmë në shpirt. Jam i bindur se pensionimi juaj është edhe një motivim më tepër për punëtorët e tjerë , që të japin maksimalen gjatë shërbimit dhe të ndjekin shembullin tuaj. Pensionimi juaj është akt që përmbyllë ciklin e marrëdhënies së punës. Ky akt flet, se ju keni kaluar nëpër të gjitha shkallët e zhvillimit dhe ngritjes së arsimit. Jeta ka ligjet e veta dhe vitet ecin, ato e bëjnë punën e tyre pavarësisht emocioneve tona personale.
Ne u jemi mirënjohës sepse i keni dhënë shumë arsimit shqip. Do të jeni një shembull i punës dhe profesionit me qëndrime të denja dhe atdhedashurie .
Kolektivi jonë ju uron shëndet dhe jetë të gjatë. Ju urojmë lumturi bashkë me familjen. Urojmë, që me dijen dhe përvojën tuaj të kontribuoni edhe në jetën pensionale.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com