Shkolla e mesme “Sezai Surroi” kremtoi 47 vjetorin e themelimit

0

Edukimi nuk merr fund me mbarimin e shkollës, edukimi zhvillon cilësit, edukimi i vërtet synon zhvillimin me natyrën dhe jo pjekurin e parakohshme. Këto ishin disa nnga fjalit me të cilat filloi sot kremtimi i 47 i ditës së shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

shkolla 1

Në ktë manifestim i cili u mbajt në sallën e madhe të shtëpis së kulturës pjesmarrës ishin përfaqësues të pushtetit lokal në krye me kryetarin e komunës Nagip Arifi, kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu, përfaqësues fetar dhe drejtor, mësimdhënësdhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës sonë. Për nder të kësaj dite madhështore të shkollës së mesme fillimisht fjala iu dha drejtorit të shkollës Zejni Fejzullahu, i cili pasi përshëndeti të pranishmit dhe falemnderoi për pjesëmarrje theksoi se, ky institucion arsimor tani më ka kuadro të vlefshëm, kemi një objekt me standarde evropiane por para së gjithash ajo që vlen të krenohemi se kemi edhe nxënës të shkëlqyeshëm, dhasht Zoti që nga këta nxënës të nxjerrim vlera të mëdha. Ai i cili nderoi me pjesëmarrjen e tijë këtë manifestim ishte prezenca e të parit të komunës sonë Nagip Arifi i cili uroi që këtë ditë  ta gëzojmë dhe kremtojm së bashku për shumë mote. shkolla 2Edhe Jonuz Musliu kryetari i KKSH-së në foltore u zotua se do të iu ofrojmë kushte edhe më të mira sepse vetëm një popull i edukuar dhe i shkolluar din ta don atdheun. Pas fjalimeve të krerëve të komunës fjala iu dha Shaban xheladinit-veteran i arsmit si dhe njëri ndër themeluesit e kësaj shkolle. Në përvjetorin e sotëm të ditës së shkollës nga ana e udhëheqësit të këtij institucioni arsimor, u nderuan me mirënjohje dy mësimdhëmëst apo konntribuesit për 40 vitë në ktë shkollë, profesorët e gjyhës dhe letërsisë shqipe Begzad Abdullahu dhe Hasan Mustafa. Në ktë manifestim arsimorë nuk munguan as poezit dhe këngët të përgaditur nga nxënësit e kësaj shkolle si dhe krejt në fund për të relaksuar pjesmarrësit  në sken performoi edhe shoqëria kulturo artistike “Zëri i Luginës” me vallen e Dibrës. Shkolla e mesme “Sezai Surroi’ në Bujanoc aktualisht ka gjithsej 150 të punësuar, ku 124 nga ta janë mësidhënës ndërsa gjithsej 1214 nxënës./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com