Shkëndija e pandalshme, fiton dhe blindon kreun

0

Në Tetovë askush nuk ka dyshime: Ky është viti i duhur për Shkëndijën që të fitojë titullin! Entuziazëm i përligjur nga ecuria e skuadrës, me kuqezinjtë që fituan 2-1 në fushën e FK Skopjes.

Një sukses me përmbysje për Shkëndijën, që e pa veten në disavantazh në të 20-ën, pasi Mishevski realizoi për vendasit.

Besart Ibraimi riktheu në lojë tetovarët përpara pushimit ndërmjet pjesëve, ndërsa goli i fitores për kuqezinjtë mban firmën e Ferhan Asanit, dhjetë minuta përpara fundit të ndeshjes.

Ky ishte suksesi i gjashtë për Shkëndijën në shtatë javë të luajtura në Ligën e Parë maqedonase, me Shkëndijën që është skuadra e vetme që nuk e njeh humbjen në këtë start të sezonit, si edhe ekipi me sulmin më të mirë, me plot 23 gola të realizuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com