Shkencëtarët zviceranë kanë “krijuar” fantazma në laborator (VIDEO)

0

Shkencëtarët në Zvicër kanë arritur që me sukses të krijojnë ndjesinë sikur dikush është duke na shikuar dhe “prekjen e shpirtrave” në një eksperiment të kontrolluar, diçka që tregon se fantazmat mesiguri janë vetëm pjellë e imagjinatës tonë, shkruan Independent, transmeton Indeksonline.

Në eksperimentin në të cilin pjesëmarrës ishin tre vullnetarë me sy të mbyllur është kontrolluar dora robotike me gishtin tregues, transmeton Indeksonline.

Në fillim, vullnetarët e kanë prekur dorën robotike, duke lejuar që ata ta përjetojnë ndjenjën shqetësuese se si dikush po i përkëdhel prapa shpinës.

Megjithatë, kur lëvizja e dorës robotike është ngadalësuar për 500 milisekond, pjesëmarrësit në eksperiment kanë thënë se kanë parë rreth katër fantazma përreth tyre, si dhe kanë thënë se janë ndjerë sikur përkëdhelja e dorës robotike i ka takuar diçkafit që nuk ka ekzistuar fare.

Një nga tre vullnetarët e ka ndjerë sikur dikush po i shikon apo po i prek, ndërsa dy vullnetarët tjerë kanë qenë aq të shqetësuar sa që kanë kërkuar që eksperimenti të ndalojë./Indeksonline/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com