Shkencëtarët zbulojnë se lëkura e peshkut shëron djegiet e rënda

0

Shkencëtarët në Brazil janë duke eksperimentuar me një trajtim të ri të djegieve të rënda duke përdorur lëkurën e peshkut “tilapia”, një procedurë kjo që mund të shërojë dhimbjet e viktimave dhe të shkurtojë kostot mjekësore.

Lëkurë të ngrirë derri dhe madje edhe inde të njeriut ka kohë që përdoren për t’u vendosur në plagët e djegieve për t’i shëruar ato përmes transferimit të kolagjenit.

Spitalet publike të Brazilit, megjithatë, kanë mungesë të furnizimeve dhe alternativave artificiale që gjenden lehtë në vendet perëndimore.

Shkencëtarët në Universitetin Federal të Ceara-s në Brazil kanë zbuluar se lëkura e këtij peshku ka lagështi, kolagjen dhe qëndrueshmëri ndaj sëmundjeve në nivele të krahasueshme me atë të lëkurës së njeriut – dhe mund të përshpejtojë shërimin, transmeton Gazeta Express.

Në Kinë, hulumtuesit kanë testuar lëkurën e këtij peshku për t’i studiuar vetitë e saj shëruese, por shkencëtarët në Brazil thonë se ata janë të parët që po e testojnë atë në njerëz.

Ky trajtim thonë ata mund të shpejtojë shërimin për disa ditë dhe të reduktojë nevojën për ilaçe të dhimbjes. Teknikët e ushqimit në po këtë universitet, e trajtuan lëkurën me agjentë të ndryshëm sterilizues dhe e dërguan atë në Sao Paulo për të vrarë viruset para se ta paketonin dhe ta fusnin në frigorifer.

Sapo të jetë pastruar dhe trajtuar, ai mund të qëndrojë deri në dy vjet, thonë hulumtuesit. Trajtimi largon çdo erë peshku. Hulumtuesit shpresojnë se trajtimi do të dëshmojë efektshmëri dhe do të inkurajojë bizneset që të procesojnë këtë lëkurë për përdorim mjekësor.

Burimi: Reuters.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com