Shkencëtarët zbulojnë kush i do më shumë njerëzit, qentë apo macet?

0

Për të gjithë ata që kanë mace, ky lajm duket se nuk do t’ju pëlqejë shumë, pasi ato nuk brengosen aq shumë për ne sa brengosen qentë.

maca dhe qeni

Si pjesë e një dokumentari në BBC2 të quajtur “Macet vs Qentë”, i krijuar nga dy ekspertë kafshësh, një neuroshkencëtar ka testuar se cila nga këto dy kafshë i dashuron më shumë njerëzit.

Shkencëtarët tashmë e dinë se qentë – ashtu si njerëzit – lëshojnë oksitocin, i njohur gjithashtu edhe si “hormoni i dashurisë”, kur ata janë në kontakt me pronarin e tyre, transmeton Gazeta Express.

Ky test nuk ishte mbajtur asnjëherë më parë në macet. “Ne kemi dëshmi të qarta që tregojnë se qentë në fakt i dashurojnë njerëzit”, thuhet sipas Dr. Paul Zak, i cili e bëri studimin.

Studime të ndryshme sociale kanë treguar se kur pronarët bashkëveprojnë me qentë e tyre, njeriu dhe qeni i tij lëshon oksitocin.

Sipas studimit të Paul Zak, qentë i duan më shumë njerëzit se sa macet. Kjo lidhet edhe me atë që thuhet se nëse pronari i maces vdes, ajo ka më shumë gjasa që ta “hajë” atë, ndryshe nga qeni, i cili do të vuante për vdekjen e pronarit të tij. /Gazeta Express

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com